web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrugorja e Fierit rreshton gjobat/ Mbi 1 mijë shoferë të ndëshkuar, 2 në pranga

28 Shtator 2026, 15:31, Kronika CNA

Rrugorja e Fierit rreshton gjobat/ Mbi 1 mijë shoferë të

Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të Fierit ka përfunduar me masa ndërshkimore për mbi 1 mijë drejtues automjetesh.

Veç gjobave në vendosura gjatë kësaj jave, Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar 2 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe drejtim të mjetit pa leje drejtimi, ndërsa ka proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 989 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2; 40 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 4 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 35 masa administrative për parakalim të gabuar; 6 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; 112 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.

Gjatë kësaj jave janë vendosur 3 masa administrative, pasi janë konstatuar mjete të transportit publik pa dokumentacionin përkatës./CNA





Lajmet e fundit nga