Shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës pas angazhimit intensiv në terren, nisma pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak
Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje dhe replika mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Drejtori i Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimi, argumentoi se bashkimi i disa bashkive mund të sjellë kursime dhe të krijojë më shumë mundësi për investime.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e vuri në pikëpyetje këtë argument duke kërkuar të dhëna konkrete për performancën e bashkive dhe numrin e punonjësve ndër vite.
Debati u shoqërua me replika mes Korreshit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me motivet dhe efektet e reformës. Në fund, Manja i dha fund diskutimit dhe vijoi me rendin e ditës.
Brahimi: Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime.
Korreshi: Ky po tall by*ën. Jo ore, është duke tall by*ën ai. Unë të pyeta kush ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?
Brahimi: Divjaka sigurisht. Tentativa për të shkuar në një ekonomi shkalle kursen para që shkojnë për investime të tjera. Pjesa më e madhe e shërbimeve do të jenë digjitale.
Korreshi: Cila nga bashkitë ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?
Brahimi: Ta thashë, Divjaka patjetër.
Korreshi: Numri i punonjësve nga 2015-ta është shtuar apo ulur?
Brahimi: Është rritur me mbi 20 mijë punonjës. Mbi 14 mijë janë rritur nga shtimi i kompetencave. Mbi 5 mijë është rritja neto e punonjësve. Shkak shtimi i aseteve, kompetencave, punëve publike.
Manja: Nuk e ulni dot Franin ju se është aty që nga 1997-ta. Ka qenë aty edhe në kohën tuaj.
Korreshi: Faleminderit i nderuar z.kryetar se kjo reformë se sipas të dhënave të Maznikut, është bërë vetëm për të grumbulluar votat për PS, si e si t’i mblidhni mekanikisht duke shumëzuar dhe hequr bashkitë me prirje të djathtë. Natën e mirë dhe mirupafshim!
Manja: Me nder qofsh, vazhdojmë me rendin e ditës.
Top Channel