AKTUALITET /

Kavajë/ Zbardhen 6 vjedhje, 2 të dyshuarit arrestohen brenda automjetit të grabitur

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë precedent për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Shkruar nga Versus

Kavajë/ Zbardhen 6 vjedhje, 2 të dyshuarit arrestohen brenda

Policia e Kavajës ka zbardhur 6 raste të vjedhjeve në këtë qytet ku 2 prej autorëve të dyshuar u kapën duke qarkulluar me një automjet të grabitur.

Arrestimet u kryen gjatë operacionit të koduar “Cooperation”, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë precedent për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Gjatë operacionit dhe hetimeve janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa, 3 çelësa automjetesh dhe 4 celularë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe mjete për hapjen e automjeteve.

Poll