AKTUALITET /

Lezhë, shpërthimi i minave pranë “Ranës së Hedhun” shkakton zhurma e ndotje të mjedisit në zonë

Burime nga terreni i thanë “Versus media” se bëhet fjalë për punime të firmës së ndërtimit që po punojnë pranë zonës të cilët kanë hedhur shkëmbinjtë në erë për të hapur territorin.

Shkruar nga Versus

Lezhë, shpërthimi i minave pranë “Ranës së

Një situatë e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme tek zona e Ranës së Hedhun, ku re pluhuri janë shfaqur në atmosferë si pasojë e shpërthimit të minave.

Burime nga terreni i thanë “Versus media” se bëhet fjalë për punime të firmës së ndërtimit që po punojnë pranë zonës të cilët kanë hedhur shkëmbinjtë në erë për të hapur territorin.

Copa të mëdha shkëmbinjsh janë parë të rrokullisen poshtë Ranëss ë Hedhun ku ndodhen bare e restorante.

Kjo situatë ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë lajmëruar policinë, por pas verifikimit duket se nuk është ndërhyrë për zgjidhjen e situatës./Versus.al

 

Poll