“Prit se ta rregulloj unë” Mimoza Llastica shpluhurohet nga arkivat dhe rijetëzohet

Nga Luela Myftari
28 Shtator 2026, 15:48 | Kulturë

“Prit se ta rregulloj unë” Mimoza Llastica shpluhurohet nga

Një nga filmat më të dashur dhe ikonikë të kinemasë shqiptare, “Mimozë Llastica”, rikthehet në ekran i në restauruar në 4K, duke sjellë sërish magjinë, lojërat dhe botën e fëmijëve që kanë shoqëruar kujtesën e disa brezave. “Prit se ta rregulloj unë!” Kështu thoshte Teuta Doçi, thuajse 55 vjet më parë në shesh xhirimin e filmit Mimoza Llastica.

Por sot pas disa dekadash ajo vërtet ka rregulluar filmin në formatin 4k.

Teuta tanimë sipërmarrëse ka vendosur të ndihmojë financuarisht arkivin e filmit të rijetëzojë produksionin me të cilin janë rritur disa breza shqiptarësh.

Filmi erdhi në kinema për publikun e vogël dhe ata që dikur kanë qenë të vegjël si një mbyllje e bukur e Tirana International Film Festival.

Një film nga Xhanfize Keko, me skenar të Nasho Jorgaqit, “Mimozë Llastica” mbetet një vepër e veçantë e kinemasë sonë, që ndonëse vetëm 38 minuta film, duket se na ka shoqëruar gjatë në kujtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos