web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreth 2 orë me socialistët dhe kabinetin/ Zbardhet fokusi i takimit të Ramës

28 Shtator 2026, 15:50, Politikë CNA

Rreth 2 orë me socialistët dhe kabinetin/ Zbardhet fokusi i takimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje me drejtuesit e PS-së në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi u zhvillua në orën 14:00, në “Vilën e Kuqe” në zonën e Saukut në Tiranë.

Në përfundim të takimit, mësohet se fokusi ishte bilanci i punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së raportuan mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse./CNA





Lajmet e fundit nga