Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si autorë të 6 vjedhjeve në qytet, ata u kapën duke qarkulluar me një automjet të vjedhur.
Arrestimi i tyre u krye gjatë një operacioni i koduar “Cooperation”, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, të dy këta shtetas rezultojnë me precedent penal për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa, 3 çelësa automjetesh dhe 4 celularë. Policia ka sekuestruar gjithashtu veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe mjete për hapjen e automjeteve.
