Taulant Balla thirrje europarlamentarëve: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të jetë në krye të axhendës

Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në Krishtlindjet e vitit të ardhshëm. Objektivin ambicioz, kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla, e bëri të ditur gjatë Konferencës Ndërparlamentare në Tiranë. Balla theksoi se procesi i integrimit evropian mbetet prioriteti kryesor strategjik i Shqipërisë, duke nënvizuar se vendi nuk ka një alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.

“Procesi i aderimit vazhdon të jetë katalizatori më i rëndësishëm, më i fuqishëm për vendin tonë. Ne besojmë te ky proces 100% dhe është pothuajse tërësisht komplet e qartë, sepse ne, Shqipëria, nuk kemi një plan B; kemi vetëm planin A, të bashkohemi me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Balla kërkoi gjithashtu mbështetjen e përfaqësuesve evropianë për një proces sa më të shpejtë të ratifikimit të traktatit të aderimit, pasi të përfundojnë negociatat. Sipas tij, ratifikimi nuk duhet të shtyhet në fund të axhendave parlamentare të vendeve anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, prandaj ne shpresojmë, dhe shpresojmë që deri në Krishtlindje vitin tjetër do të përmbyllim negociatat, dhe pastaj të fillojmë nga pranvera e 2028-ës”, deklaroi Balla. Ai iu drejtua drejtpërdrejt europarlamentarëve, duke kërkuar që Shqipëria të merret në konsideratë në kalendarët parlamentarë për ratifikimin e traktatit të aderimit. “Procesin e ratifikimit të traktatit të aderimit të BE-së, mos e lini si temë e fundit në agjendë. Ju lutem, vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE”, përfundoi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?