I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë, Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas shpërthimit të skandalit të shërbimit sekret.
Sipas Logut Rama nuk ka dhënë një përgjigje se si e ka emëruar Vlora Hysenin ne krye të SHISH dhe se çfarë verifikimesh ka bërë kryeministri por edhe Presidenti për ish shefen e SHISH.
Sibora Bitri: Duam të flasim për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pse nuk ishte në këtë tryezë edhe përfaqësues të opozitës...
Marash Logu: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, normalisht në një shtet që funksionin do të duhej të ishte një zhvillim i rëndësishëm. Një zhvillim i cili të marrë vëmendjen e mediave, gazetarëve, apo opinionit publik dhe qytetar. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirret nga ai që mund të konsiderohet pa një mëdyshje si Presidenti më i dobët që ne kemi patur në këto 36 vite, mendoj që kjo nuk është ndonjë ngjarje që meriton ndonjë vëmendje. Aq më tepër siç u kuptua edhe nga njoftimi që shpërndau për mediat nga presidenca. Ishte një mbledhje që ishte thirrur vetëm në shërbim të propagandës së Ramës, në shërbim të atij fjalimi që mbajti, atij vidomesazhi propagandistik, që shpërndau Edi Rama për mediat.
Ju besoj e patë që në mbledhje nuk ishte diskutuar fakti se si kishte arritur që krimi i organizuar të penetronte deri në nivelet më të larta të SHISH se si shefja e këtij shërbimi kiste vënë gjithë infrastrukturën dhe informacionin e të dhënat sekrete në duart e krimit të organizuar, por ishte diskutuar se si veprimtaria hetimore dhe trajtimi që është bërë në opinionin publik kësaj çështje ka dëmtuar ose ka cenuar imazhin e qeverisë dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror. Besoj se ky nuk është aspak shqetësimi i qytetarëve dhe as duhet të jetë shqetësimi i drejtuesve të lartë shtetërore, përfshirë Presidentin e Republikës dhe zyrtarëve të tjerë që ishin në atë mbledhje. Por shqetësimi kryesor do të duhej të ishte se si është e mundur që krimi i organizuar ka arritur të penetrojë deri në nivelet më të larta të shërbimeve sekrete të vendit tonë.
Sibora Bitri: Kush duhet ta bëjë një bilanc…
Marash Logu: Prandaj thashë Sibora që kjo nuk është mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ashtu sic në fakt do të duhej të ishte ne një shtete normal. Aty më shumë ishin mbledhur çunat e Gysit me çunat e Ronit dhe po diskutonin për çështjet si të themi hetimet e SPAK, apo trajtimi mediatik që është bërë gjatë këtyre ditëve, ka dëmtuar imazhin e atyre që ishin aty të pranishëm. Nuk mund që çështjet e sigurisë kombëtare ta trajtojnë çunat e Gysit me çunat e Ronit. Se në fakt gjysmat e atyre i ka emëruar Gysi e gjysmën tjetër Roni siç ka razultuar edhe nga përgjimet që janë publikuar nga televizioni juaj. Ana tjetër, ajo që qytetarët me të drejtë po e prisnin qoftë nga Kryeministri apo Presidenti i Republikës që të jepnin llogari dhe të bënin transparencë se si kanë emëruar në krye të SHISH Vlora Hysenin…
© SYRI.net