Keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga qeveria - Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit

28 Shtator 2026, 16:00Ekonomia TEMA
Keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga qeveria - Ibrahimaj: 233

233 të rinj janë shpallur itues të programit të vetëpunësimit për vitin 2026.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se për të gjithë fituesit është parashikuar një grant prej 1 milionë lekësh në formë granti i cili do të shërbejë për të kthyer idenë për një biznes në një sipërmarrje konkrete.

Ministrja tha se fiuesit janë trajnuar për të zhvilluar idenë e tyre në biznes.

Ky program është strukturuar në disa faza, duke filluar nga aplikimi me një ide fillestare për të  vijuar me trajnimin për hartimin e një plani biznesi dhe më pas me vlerësimin për financim.

Programi i Vetëpunësimit është ndërtuar për të nxitur sipërmarrjen dhe për të mbështetur konkretisht të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël që duan të ndërtojnë një biznes.

Lini një Përgjigje