Protestë në Maliq, banorët e Burimasit hedhin akuza: Ujin tonë e duan për një fshat tjetër
Banorët e fshatit Burimas në Maliq protestuan këtë të hënë, për të tretën herë kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë.
Protesta nisi me bllokimin e rrugës dhe pengimin e mjeteve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Situata u tensionua pas ndërhyrjes së policisë, duke shkaktuar përplasje mes banorëve dhe efektivëve.
Banorët kundërshtojnë përdorimin e burimit të ujit të Burimasit, duke kërkuar një alternativë për furnizimin e Zvezdës. Ndërsa Ujësjellësi deklaron se projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe nuk do të cenojë furnizimin e Burimasit.
Pas përplasjes, tre protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Maliqit për veprimet e mëtejshme procedurale.

