E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Nelson Hysa merr përgjigjen që priste, Kabayel pranon sfidën

Saga mes Agit Kabayelit dhe Nelson Hysës duket se po shkon drejt një kapitulli të ri. Boksieri gjerman me origjinë kurde ka pranuar publikisht sfidën e shqiptarit dhe ka bërë të ditur se është gati të ngjitet në ring përballë tij.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Kabayel i është përgjigjur drejtpërdrejt Hysës, duke vendosur edhe dy kushte për përballjen. Ai kërkoi që rivaliteti të mbetet vetëm sportiv dhe të mos përdoret për të nxitur përplasje mes komuniteteve gjermane, kurde dhe shqiptare. Kushti i dytë i tij ishte që, nëse ndeshja pranohet, të mos ketë më tërheqje apo justifikime.

Reklamë

“Nëse i pranon këto kushte, le të ndeshemi. 28 Nëntori. Para gjithë botës, do të të tregoj se në këtë lojë ka nivele të ndryshme dhe pse sfida ndaj meje ishte një gabim”, shkroi Kabayel.

Përballja mes dy peshave të rënda ka marrë një tjetër dimension pas përplasjeve verbale mes tyre.

Hysa e kishte sfiduar publikisht Kabayelin pas fitores me nokaut ndaj Thomas Narmos, ndërsa më pas të dy kanë shkëmbyer deklarata të forta në distancë.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Kabayel dhe Hysa pritet të përballen më 28 nëntor në Düsseldorf, në një event që pritet të transmetohet nga DAZN. BILD raporton se dueli është planifikuar të zhvillohet në Merkur Spiel-Arena, ndërsa zyrtarizimi pritej të bëhej në vijim.

Kabayel vjen në këtë përballje si një nga emrat kryesorë të peshave të rënda, ndërsa Hysa mbërrin pas një serie fitoresh dhe një rekordi të pamposhtur. Shqiptari siguroi fitoren e 25-të në karrierë ndaj Narmos, duke e mbyllur duelin me nokaut në raundin e dytë.

Nëse gjithçka zyrtarizohet sipas raportimeve, 28 nëntori do të sjellë një përballje të veçantë shqiptaro-gjermane në ring, me Hysën që kërkon të sfidojë një prej emrave më të rëndësishëm të kategorisë së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.