Artisti i mirënjohur shqiptar Renis Gjoka do të konkurojë në Kënga Magjike 2026” me këngën ““ËNDRRA QË MARRIN JETË”.
Kantautori zbulon se kënga është dedikim për partneren e tij, nënën e tre fëmijëve, dhuratë për ditëlindjesn e saj.
Gjoka zbulon se teksa po mendonte çfarë mund t’i bënte dhuratë një njeriu që nuk është materialist, që nuk impresionohet nga gjërat e shtrenjta dhe që, në gjithë këto vite, ka qenë gjithmonë falenderuese ndaj Zotit për gjërat që kanë dhe këtë e ka ndjerë si bekimin më të madh, futi në skenë artin e tij dhe I shkruajti një këngë zemre.
Dashuria me të cilën është shkruar ky tekst mund të triumfojë dhe të fitojë “Kënga Magjike”.
“Vitin e kaluar, më 29 shtator, ishte ditëlindja e bashkëshortes sime.
Po mendoja çfarë mund t’i bëja dhuratë një njeriu që nuk është materialist, që nuk impresionohet nga gjërat e shtrenjta dhe që, në gjithë këto vite, ka qenë gjithmonë falenderuese ndaj Zotit për gjërat që kemi dhe këtë e ka ndjerë si bekimin më të madh.
Dhe pikërisht me njerëz të tillë është më e vështirë të gjesh një surprizë që ka vërtet kuptim.
Këtu hyn arti.
Sepse arti ka një fuqi që nuk e zëvendëson dot asgjë. Të prek gjithmonë në një vend tjetër.
Kështu vendosa t’i shkruaja një këngë.
Ditën e ditëlindjes së saj, kënga ishte gati. Ajo ishte në mes të “kaosit” të bukur të shtëpisë sonë: me djalin tonë të sapolindur në krahë dhe dy vajzat që i vinin vërdallë.
Shkova pranë saj dhe i thashë: “Shpirt, lëri fëmijët vetëm pesë minuta. Kam një dhuratë për ty.”
E mora për dore, e çova në dhomën tjetër dhe i thashë: “Të kam dedikuar një këngë. Vetëm për ty.”
U shtang.
I vura këngën.
Heshtje.
E dija që do të prekej. Por nuk prisja që lotët të vinin që pas strofës së parë.
Dhe aty mendova: “Ok… ia vlejti.”
Jam krenar për këtë këngë, sepse është bërë me gjithë shpirt. Dhe besoj se gjërat që lindin vërtet nga shpirti, mbeten gjithmonë të vërteta.
Tani kënga nuk është më vetëm e jona.
Shpresoj të depërtojë sadopak edhe tek ju, miq të dashur.
Unë e bëra timen. Tani, koha le të bëjë të vetën.
Ju dua.”– shkruan Renis Gjoka.













