LIVE UPDATES
Politike

Të mërkurën Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor/ POLITICO: BE plan të posaçëm anëtarësimi për Shqipërinë dhe tre vendet kandidate

Shqipëria dhe tre vendet e tjera konsiderohen ndër kandidatët që kanë bërë më shumë përparim në procesin e integrimit, por ende përballen me reforma të papërfunduara dhe paqartësi mbi kohën e anëtarësimit.

28 Shtator 2026, 15:42 Nga E. D
Të mërkurën Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor/
Edi Rama, Gitanas Nausėda, Ursula von der Leyen dhe Yulia Svyrydenko

BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatit “udhërrëfyes” të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Sipas dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, të cituar nga POLITICO, “udhërrëfyesi" do të përcaktojë më qartë reformat që katër vendet duhet të përmbushin, hapat që duhet të ndjekin dhe afatet e përafërta për avancimin drejt anëtarësimit në BE. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së diskutimeve.

"Planet do ta bëjnë më të qartë se çfarë pritet nga secili vend kandidat, si dhe do të krijojnë detyrime për anëtarët aktualë, të cilët duhet të japin miratimin e tyre që procesi të ecë përpara. Planet gjithashtu përcaktojnë data të përafërta se kur grupet e reformave, të njohura si "grupe" negociuese, do të përfundojnë zyrtarisht momente të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit," tha një nga zyrtarët për POLITICO. 

Shqipëria dhe tre vendet e tjera konsiderohen ndër kandidatët që kanë bërë më shumë përparim në procesin e integrimit, por ende përballen me reforma të papërfunduara dhe paqartësi mbi kohën e anëtarësimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar mbështetje për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim. 

Ndërkohë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina nuk pritet të përfshihen në këtë fazë në "udhërrëfyes". Edhe Serbia, Gjeorgjia dhe Turqia mbeten jashtë saj, në një kohë kur proceset e tyre janë ngadalësuar për arsye të ndryshme politike dhe institucionale.

Paralelisht me "udhërrëfyesit", Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për të përshpejtuar integrimin gradual të vendeve kandidate në strukturat e BE-së, edhe përpara anëtarësimit të plotë. Në një draft të rishikimit të politikës së para-zgjerimit, të parë nga POLITICO, thuhet se zgjerimi mbetet një imperativ gjeopolitik, por se anëtarësimi kërkon një proces rigoroz dhe të bazuar në meritë.

“Zgjerimi… mbetet një imperativ gjeopolitik. Megjithatë, pranimi kërkon kohë. Vendet kandidate duhet të përfundojnë një proces rigoroz, të bazuar në meritë, dhe të zbatojnë reforma të gjera dhe të qëndrueshme. Kjo kohë duhet të përdoret plotësisht strategjikisht si për të përgatitur Bashkimin për anëtarësim më të gjerë, ashtu edhe për të thelluar integrimin gradual në fushat me interes të ndërsjellë,” thuhet në një version draft të tekstit të rishikimit para zgjerimit, të parë nga POLITICO. 

Ideja është që vendet kandidate të mund të përfitojnë gradualisht nga integrimi ekonomik dhe nga pjesëmarrja në projekte të përbashkëta, ndërsa vijojnë zbatimin e reformave. Komisioni po shqyrton gjithashtu masa mbrojtëse për periudhën pas zgjerimit, përfshirë klauzola emergjence dhe periudha tranzicioni për disa të drejta të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit kërkon mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së. Kryeqytetet evropiane pritet të diskutojnë ritmin dhe mënyrën e zgjerimit në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, më 15 dhe 16 tetor. Në këtë kuadër, Komisioni Evropian pritet tu kërkojë liderëve politikë mbështetje për përshpejtimin e procesit.

Nga ana tjetër, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka shprehur shpresën se këto ndryshime do të sjellin një 'vjeshtë të zgjerimit', pas një periudhe me ritëm më të ngadaltë në procesin e anëtarësimit. Po ashtu Von der Leyen pritet të vizitojë këtë javë disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën./Dosja.al

bashkimi europian mal i zi ukraine moldavi

Sondazh

Poll

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh