
Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit të rastit, policia ka nisur hetimet dhe veprimet operative për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Sipas autoriteteve, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave që lidhen me rastin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

