E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohet një banesë

Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Topojë, në bashkinë Fier.

Flakët, të favorizuara edhe nga era, u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar një banesë të pabanuar pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Reklamë

Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesës.

Ndërkohë, situata shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët iu bashkuan aksionit për shuarjen e flakëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.