Bardhi ankohet tek ambasadorja e re holandeze: Reformat zgjedhore dhe territoriale pa konsensus

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, priti këtë të hënë në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster. Gjatë takimit, Bardhi theksoi shqetësimin për zhvillimin pa konsensus dhe pa gjithëpërfshirje të Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore. Po ashtu nënvizoi rëndësinë e një procesi reformash të bazuar në dialog politik dhe konsensus, si garanci për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Mikprita sot ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Marleen Monster, me të cilën diskutuam për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Grupit Parlamentar të PD-së dhe Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian🇪🇺, mbi bazën e meritës dhe zbatimit të reformave të qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit ndava shqetësimet tona për situatën politike në vend, ndikimin e krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore, mungesën e garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe për proceset e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore, të cilat, po zhvillohen pa konsensus dhe pa gjithëpërfshirje.

Dialogu me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkëpunimi institucional mbeten të rëndësishëm për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?