28 Shtator 2026, 16:12
Nga G.M
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo u godit nga një sulm me dronë rusë, më 28 shtator.
Rusia i ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën gjashtë njerëz, përfshirë një shtetas të Azerbajxhanit, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, përfshirë 10 fëmijë, në Kiev, Harkiv dhe Dnjepër. Akademia Kombëtare e Shkencave e Ukrainës në Kiev u përfshi nga flakët si pasojë e një sulmi me dronë rusë, i cili ndodhi të hënën herët pas një sulmi paraprak gjatë natës ndaj kryeqytetit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan njerëz duke u përpjekur të dilnin nga ndërtesa që ishte përfshirë nga zjarri. Një zyrtar i Kievit tha se sulmi shkaktoi viktima dhe të plagosur, duke shtuar se ekipet e emergjencës dhe shërbimet e tjera përkatëse po punonin në vendngjarje dhe u bëri thirrje banorëve që të qëndronin larg zonës. Një grua u vra në sulm, sipas raportimeve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se “operacionet e shpëtimit po vazhdojnë: ekipet po shuajnë zjarrin dhe po kërkojnë njerëz që mund të kenë mbetur të bllokuar brenda”.
“Rusia do të përballet patjetër me një përgjigje për këtë. Dhe secili prej partnerëve të Ukrainës duhet ta kuptojë nga ky terror, nga këto sulme, se mbështetja për Ukrainën do të thotë mbështetje e vërtetë për jetët e njerëzve; mbështetje e parimit se terrori nuk duhet të normalizohet kurrë, askund”, tha ai në një postim në X lidhur me sulmet e shumta në gjithë vendin të hënën.
Më herët, Zelensky dënoi “sulmin brutal” të Moskës gjatë natës ndaj Harkivit, qytetit të dytë më të madh të vendit, ku u godit një ndërtesë shumëkatëshe banimi.
“Dy njerëz u vranë në rajonin e Kievit, njëri prej tyre shtetas i Azerbajxhanit”, tha Zelensky në një postim në X.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit konfirmoi vdekjen e shtetasit të saj, duke shtuar se Ambasada në Kiev po ofron ndihmë konsullore për riatdhesimin e trupit të tij. Të paktën 35 njerëz, përfshirë 10 fëmijë, u plagosën në sulmin rus gjatë natës në Harkiv, raportoi të hënën kryetari i bashkisë, Ihor Terehov. Terehov tha se një bombë e telekomanduar ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi.
Më vonë, ai tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kishin përfunduar dhe se nën rrënoja nuk ishte gjetur askush, ndërsa shërbimet komunale dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave vazhdonin të largonin mbeturinat e shkaktuara nga sulmi.
“Të gjitha dritaret u thyen dhe kornizat u dëmtuan”, tha për REL-in Yuriy, një banor i ndërtesës së dëmtuar të banimit në Harkiv, ndërsa qëndronte jashtë me qenin e tij.
“Ishin gruaja ime dhe qeni ynë që duhej t’i shpëtoja – nuk kisha kohë të shqetësohesha”, shtoi ai, duke kujtuar momentin e sulmit. Ai tha se do t’i mbulonin dritaret e dëmtuara me najlon dhe do të qëndronin në apartament.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai.
Në një sulm tjetër, autoritetet rajonale raportuan të hënën se një sulm rus në qendër të Dnjeprit goditi një ndërtesë zyrash, duke shkaktuar zjarr. Guvernatori i rajonit të Dnjeprit, Oleksandr Hanzha, tha se sulmi vrau tre persona dhe plagosi të paktën 12 të tjerë.
Duke publikuar fotografi të pasojave në Telegram, Hanzha shkroi: “Kjo është qendra e Dnjeprit, ku qindra njerëz ndodhen këtu në mes të ditës së punës. Pikërisht këtu goditën rusët. Tre persona u vranë. Jeta e tyre u ndërpre nga sulmi i armikut”. Vala e fundit e sulmeve vjen vetëm një ditë pas një tjetër breshërie sulmesh ruse, në të cilën u vranë tetë persona në mbarë vendin të dielën./REL
rusi ukraine rel
Bota
28 Shtator 2026, 15:51
G.M
Pamje nga Kievi
UKRAINA- Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hën&e...
Bota
28 Shtator 2026, 15:43
G.M
Forcat e NATO-s
EVROPA- Bashkimi Evropian po bën një hap drejt forcimit të autonomisë së tij mbrojtëse, pasi miraton pesë...
Bota
28 Shtator 2026, 15:10
G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Se...
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...
Bota
28 Shtator 2026, 14:16
G.M
Vullkani Kilauea
HAWAII- Pamje spektakolare janë regjistruar nga shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hawaii, ku rrjedhat e lavës së ...
Bota
28 Shtator 2026, 14:04
G.M
Policia në RAF Fairford
ANGLI- Pesë shtetas britanikë, të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë baz&eu...
Bota
28 Shtator 2026, 13:56
E.d
Péter Magyar
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka votuar të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit P...
Bota
28 Shtator 2026, 13:43
E.d
Panda
SHBA- Dy panda gjigante zbarkuan në Atlanta, të ngarkuara me detyrën e çiftëzimit për të ndihmuar në siguri...
Bota
28 Shtator 2026, 13:26
E.d
Pamje
ANGLI- Hëna e plotë e shtatorit shkëlqeu në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar të shtunën dhe shumë n...
Bota
28 Shtator 2026, 12:46
G.M
Një pllakat i Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit para Pallatit të Republikës Sërpska në Banjallukë, 15 shtator 2026.
Vd...