Shqipëria do të përfitojë një grant prej 3 milionë dollarësh për përgatitjen e një projekti që synon zhvillimin e integruar të turizmit dhe përfshirjen e më shumë zonave të vendit në itineraret turistike.
Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se mbështetja do të vijë nga Banka Botërore përmes BERZH dhe do të përdoret për planifikimin, studimet dhe identifikimin e investimeve prioritare.
Sipas Gonxhes, nisma synon të lidhë më mirë zonat bregdetare me ato në brendësi të vendit, në mënyrë që më shumë destinacione natyrore dhe kulturore të përfshihen në itineraret turistike.
Synimi është gjithashtu që përfitimet nga turizmi të shtrihen në më shumë zona, me më shumë aktivitet dhe të ardhura për bizneset lokale, si dhe mundësi për punësim më cilësor.
Projekti parashikon gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe menaxhimit të destinacioneve, krahas ruajtjes dhe promovimit të pasurive natyrore dhe kulturore të vendit.