Video/ Sulmi me dron rus përfshin nga zjarri Akademinë e Shkencave në Kiev, një grua humb jetën dhe tre persona plagosen

Një grua humbi jetën dhe tre persona u lënduan pasi një dron rus goditi të hënën, më 28 shtator, godinën e Akademisë së Shkencave në qendër të Kievit. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.

Godina historike u dëmtua rëndë nga sulmi, ndërsa në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi pamje të zonës, ku shfaqen pasojat e goditjes dhe dëmet e mëdha në ndërtesë.

Të lidhura

None found

“Sulmi rus në ndërtesën e Akademisë së Shkencave. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht. Ata po shuajnë zjarrin dhe po kërkojnë për njerëz që mund të kenë qenë në ndërtesë”, shkroi Zelensky.

Në pamjet e publikuara duket se një pjesë e madhe e murit anësor është shembur. Flakët kanë përfshirë katet e dyta dhe të treta, ndërsa rrënoja dhe mbetje të shumta janë shpërndarë në zonën përreth.

Raportimet e para nga autoritetet e Kievit flisnin për goditjen e një ndërtese të pabanuar në lagjen Shevchenko, ku ndodhet edhe Akademia historike e Shkencave.

Sulme të tjera ruse u raportuan në disa qytete të Ukrainës.

Në Dnipro, në juglindje të vendit, një dron goditi një qendër biznesi, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e të paktën 12 të tjerëve, sipas guvernatorit rajonal. Në Kharkiv, një bombë rrëshqitëse ruse goditi një godinë banimi. Kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, tha se 29 persona u plagosën, përfshirë 10 të mitur.

Sulmet prekën edhe rajonin e gjerë të Kievit. Sipas presidentit Zelensky, dy persona u vranë, njëri prej tyre shtetas azerbajxhanas.

Zelensky deklaroi se dronët dëmtuan gjithashtu ndërtesa banimi, infrastrukturën e telekomunikacionit dhe disa pika karburanti në kryeqytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se kishte kryer sulme, por pretendoi se objektivat në Kiev ishin qendra të të dhënave që u siguronin ushtrisë ukrainase shërbime të telefonisë celulare dhe akses në internet.

Moska njoftoi po ashtu se në rajonin e Odesës u goditën një qendër logjistike dhe një anije, të cilat, sipas saj, përdoreshin për transportin e furnizimeve për forcat e armatosura ukrainase.


Shtuar më 28.09.2026 16:34

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom