Ndarja territoriale, Belshi voton kundër bashkimit me Elbasanin

Këshilli Bashkiak i Belshit ka shprehur kundërshtimin ndaj përfshirjes së bashkisë në një njësi të përbashkët administrative me Bashkinë e Elbasanit. Në votimin e zhvilluar në këshill këtë të hënë, nga 21 anëtarë gjithsej, 7 këshilltarë, të gjithë nga radhët e PD-së, votuan kundër bashkimit. Dhjetë këshilltarë zgjodhën të abstenojnë, ndërsa 4 votuan pro.

Votimi u shoqërua me debate mes këshilltarëve, veçanërisht për qëndrimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, të cilët abstenuan. Gjatë diskutimeve, këshilltarët argumentuan se Belshi duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete, duke vënë në fokus potencialin e saj turistik dhe nevojën për administrim të pavarur të territorit.

Në qendër të diskutimit ishte edhe qëndrimi i banorëve ndaj Reformës Territoriale. Konsultimet publike të zhvilluara në Belsh u thirrën në dy raste, por të dyja përpjekjet nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen e pritshme të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin e zhvilluar në qytet, Këshilli Bashkiak mori mendimin e vetëm një numri të kufizuar banorësh. Pjesëmarrja e ulët u bë një tjetër element i debatit rreth mënyrës se si qytetarët e Belshit po e përjetojnë procesin e riorganizimit territorial.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?