Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në orën 14:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në takimin e përjavshëm të zhvilluar në “Vilën e Kuqe”.
Mësohet se në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike”, si edhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.
Gjatë takimit, drejtuesit politikë kanë raportuar në detaje mbi takimet në terren, problematikat e ngritura dhe shqetësimet e përcjella nga qytetarët gjatë bashkëbisedimeve.
Sondazh
Poll
