Avioni bën ulje emergjente në Portugali, pas një problemi në bord
Një fluturim i Delta-s nga Barcelona drejt Bostonit bëri një ulje emergjente të dielën pasdite në Porto të Portugalisë, pas raportimit të një problemi në bord.
Fluturimi DL251 u devijua drejt Portos dhe u ul në mënyrë të sigurt, njoftoi kompania ajrore. Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni u nis nga Barcelona rreth orës 15:15 dhe mbërriti në Porto rreth orës 17:45.
Avioni, një Airbus A330, kishte në bord pasagjerë të cilët morën ndihmë mjekësore pas uljes në aeroportin Francisco Sá Carneiro. Sipas autoriteteve portugeze të emergjencave, tetë persona u trajtuan në pistë, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital.
Një zëdhënës i autoritetit portugez për emergjencat dhe mbrojtjen civile tha se ulja emergjente u shkaktua nga prania e tymit në kabinën e avionit.
Sulm ajror në Myanmar, të paktën 33 persona humbën jetën në bombardime
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it
- 16:46 Nga bateri të përdorura të makinave elektrike në depo energjie, mundësia e re që po shqyrton Europa
- 16:41 Pogradec, zjarr masiv në një kodër pranë Mëmlishtit, rrezikohet masivi pyjor me pisha
- 16:34 Sulm ajror në Myanmar, të paktën 33 persona humbën jetën në bombardime
- 16:25 Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika
- 16:02 Rasti i parë në Holandë, 2-vjeçarja i nënshtrohet eutanazisë
- 15:52 Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it