Debat i ashpër pas Izrael-Irlandë: “Duhet të të vijë turp për atë që po ndodh në Gaza

Fitorja 3-0 e Irlandës ndaj Izraelit nuk i dha fund vëmendjes së krijuar nga ndeshja e së dielës mbrëma në Debrecen të Hungarisë, e luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas përballjes, sipas raportimeve, mes futbollistëve pati edhe një përplasje verbale.

Të lidhura

None found

Para dhe gjatë takimit, lojtarët irlandezë shfaqën qëndrimin e tyre për situatën në Gaza. Ata nuk shtrënguan duart me izraelitët, mbajtën kokën ulur gjatë himnit të Izraelit dhe luajtën me shirita të zinj në krah.

Gazeta “The Sun” raporton se Jake O’Brien iu drejtua Manor Solomonit pas ndeshjes duke i thënë se duhej t’i vinte turp për atë që po bëhej në Gaza dhe se Izraeli e meritonte humbjen.

Solomon, futbollist i West Hamit, pretendohet se iu përgjigj duke e sfiduar O’Brienin të dilte përballë tij e të fliste si burrë, jo pas një muri. Ai shtoi se ishte për të ardhur keq që ndeshja nuk u zhvillua në Izrael, pasi, sipas tij, O’Brien do ta kuptonte se ai është vendi më i mirë në botë.

Pas takimit, Solomon komentoi edhe sjelljen e irlandezëve. Ai tha se nuk donte të shprehej më gjatë, nga frika se mund të merrte pezullim.

“Gjatë lojës ata folën pa kuptim, por nuk dua të ndalem te ato fjalë. Po të thosha çfarë mendoj për ta, mund të dënohesha me pezullim për disa ndeshje. Është e qartë se ata na urrejnë dhe se as ne nuk i pëlqejmë. Po pres me padurim takimin e ardhshëm me ta; atëherë gjithçka do të jetë ndryshe”, u shpreh ai.

Futbollisti 27-vjeçar foli edhe për veprimin e irlandezëve gjatë himnit izraelit. “Nuk më bëhet vonë për atë që bënë. Vendi ynë është dhjetë herë më i mirë dhe më i fuqishëm se i tyre, një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Krenohemi që përfaqësojmë Kombëtaren, që jemi izraelitë, si dhe me vendin dhe ushtarët tanë”, deklaroi Solomon.

Izraeli dhe Irlanda do të luajnë përsëri të dielën e ardhshme. Këtë herë ndeshja do të zhvillohet në Baçka Topola të Serbisë, në fushë neutrale, siç ka vendosur UEFA.

Në grupin e tyre bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Austria. Dardanët do të ndeshen me Izraelin të enjten në Debrecen, në orën 20:45.

Ndërkohë, futbollistët irlandezë kanë vendosur të mos japin deklarata publike për ndeshjet kundër Izraelit.


sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom