Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij. Haxhiu pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara nga Kushtetuta. Përmes kërkesës, ai kundërshton vendimet e dhëna ndaj tij dhe kërkon rishqyrtimin e çështjes.