Përparim Rama pas deklaratës për aktgjykimin e Speciales: Kosova u shpreh e bashkuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, komentoi miratimin nga Kuvendi i Kosovës të deklaratës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se miratimi i deklaratës me mbështetjen e institucioneve ishte jetik. Sipas tij, kur bëhet fjalë për luftën për liri dhe historinë e Kosovës, përgjegjësia e përbashkët duhet të jetë më e rëndësishme se mospajtimet politike.

“Përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet e shtetit, sot Kosova u shpreh e bashkuar. Miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i Deklaratës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Sakrifica e popullit, lufta çlirimtare dhe e vërteta historike e Kosovës kërkojnë që dallimet politike të mos mbizotërojnë mbi përgjegjësinë tonë të përbashkët”, shkroi Rama.

Ai shtoi se qëndrimi i Kuvendit duhet të dëgjohet qartë edhe jashtë Kosovës.

“Shteti qëndron mbi partitë, ndërsa e vërteta jonë historike mbi interesat e ditës. Drejtësia duhet të jetë e drejtë, kurse historia të tregojë të vërtetën. Kur vihen në diskutim themelet e lirisë së Kosovës, vendi duhet të qëndrojë i bashkuar. Kuvendi e përcolli këtë mesazh sot, dhe ai duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, shkroi Rama.


Shtuar më 28.09.2026 16:48

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom