
Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi kërkesën e opozitës për të pezulluar diskutimet mbi hartën e re administrative territoriale me46 bashki që propozojnë socialistët. Demokratët kërkuan që të pritet edhe konsultimi me qytetarët për nismën e tyre që e ndan vendin me 100 bashki, e më pas Kuvendi t’i trajtojë së bashku dy draftet.
Të dy palët e shpjegojnë nxitimin e shumicës me afatet përzgjedhjet e ardhshme vendore, ndonëse për qëllime të ndryshme.
Kundërshtimi i fundit ndaj projektit të mazhorancës erdhi nga Këshilli Bashkiak i Maliqit, ku 21 anëtarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 prej tyre u shpreh pro. (A2 Televizion)