Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, puthje pasionante nën Kullën Eiffel
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka komentuar eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nëse ka patur ndonjë flirt me ndonjë nga banorët si brenda apo jashtë Big-ut, Amber u shpreh se duke qenë se është një njeri pa komplekse, nëse do kishte diçka do e thoshte pa problem.
“Unë e bëj publike, nuk e kam problem fare. Tani rrjetet sociale kanë marrë një zhvillim të tejkaluar dhe nuk fshihesh dot, se një drekë apo darkë do dalësh. Se sa të n’a nxjerrin të palarat, më mirë i nxjerrim vetë”, tha Amber duke qeshur.
Pjesë nga intervista:
Stenaldo: A të ndihmoj Big-u të kuptoje anë të vetës tënde që ndoshta përpara eksperiencës në “Big Brother” nuk i njihje ose nuk i kushtoje aq rëndësi?
Amber: Big-u të rrit në televizion sepse mëson disa parime që ti nuk i mëson në një intervistë të thjeshtë. Ti aty kupton veten dhe mëson vlerat e vetes tënde se kush je.
Stenaldo: Po dashurinë si e sheh pas Big-ut?
Amber: Dashuria nuk ka ndryshuar
Stenaldo: Koncepti jot për të?
Amber: Nëse dikush të do apo do dikë nuk t’a ndryshon Big-u këtë.
Stenaldo: Mendon se po të kishe qëndruar më gjatë në shtëpi dhe të mos kishe bërë një rihyrje, mund të ishe dashuruar me dikë?
Amber: Jo, unë godas që në fillim nuk e lë për në fund.
Top Channel