web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dueli i fundit do të luhet në Hungari, Shqipëria mëson stadiumin

28 Shtator 2026, 17:01, Sport CNA

Dueli i fundit do të luhet në Hungari, Shqipëria mëson

Shqipëria ka mësuar stadiumin ku do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj Bjellorusisë më 15 nëntor.

Për shkak të ndalimit të Bjellorusisë nga UEFA për të zhvilluar ndeshje në territorin e saj, sfida do të luhet në Hungari.

UEFA ka përcaktuar “Illovski Rudolf Stadion” në Budapest si stadiumin e kësaj përballjeje.

Impianti i klubit Vasas ka një kapacitet prej 5 mijë vendesh dhe është rinovuar për herë të fundit në vitin 2019.

Para kësaj sfide, Shqipëria do të luajë më 3 tetor në transfertë ndaj Finlandës në stadiumin olimpik të Helsinkit.

Ky stadium ka një kapacitet prej 36 mijë vendesh dhe ndeshja pritet të jetë një nga përballjet më të rëndësishme të grupit.

Më 6 tetor, kuqezinjtë do të presin San Marinon në Tiranë.

Në nëntor, Shqipëria do të mbyllë ndeshjet në grup me Finlandën në “Air Albania” dhe Bjellorusinë në Budapest.





Lajmet e fundit nga