Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
Art&Argëtim
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Luca Turi/ Fotoreporteri që dokumentoi eksodin e shqiptarëve me anijen ‘Vlora’ me 8 gusht 1991
Mes pamjeve më të njohura të realizuara prej tij janë fotografitë e 8 gushtit 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një nga episodet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.
28 Shtator 2026, 16:56Nga E.M
ITALI- Fotoreporteri italian Luca Turi i njohur për dokumentimin përmes fotografive të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së qytetit të Barit dhe Pulias ka humbur jetën në moshën 82-vjeçare me 26 shtator në Bari, Itali.
Mes pamjeve më të njohura të realizuara prej tij janë fotografitë e 8 gushtit 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një nga episodet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.
Fotografitë e tij dëshmojnë përmasat e jashtëzakonshme të atij momenti historik, duke fiksuar mijëra shqiptarë të mbledhur në port si një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së emigracionit shqiptar.
Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga ANSA duke theksuar se me humba e tij u shoqërua njëkohësisht edhe mee humbjen e një dëshmitari autentik të kohëve të fundit./Dosja.al