28 Shtator 2026, 17:03
Nga G.M
Deniz Goktas
TURQI- Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për “fyerje të presidentit” dhe “fyerje të vlerave fetare”. 32-vjeçari kishte qëndruar tre muaj në paraburgim dhe pas vendimit është liruar në pritje të apelit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në proces, Göktas kundërshtoi akuzat dhe deklaroi se përdorimi i termit “diktator” në një shfaqje humoristike nuk përbën vepër penale. Ai argumentoi se bëhej fjalë për një përcaktim politik dhe se humori duhet të jetë i lirë nga censura dhe ndalimet.
Komediani u shpreh se një shfaqje politike ku nuk përmendet presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk do të ishte në përputhje me realitetin politik të vendit. Goktas u shpall i pafajshëm për akuzën e lavdërimit të një krimi. Gjatë seancës, ai ruajti një qëndrim të qetë dhe herë pas here shkaktoi të qeshura në sallën e gjyqit me deklaratat e tij.
Pas vendimit, komediani tha se tre muajt e kaluar në paraburgim i ishin marrë nga jeta. Ai shtoi me ironi se, pasi kishte lënë duhanin, do të përpiqej t’i shtonte këta tre muaj në fund të jetës së tij. Deniz Göktas e nisi karrierën në skenën e stand-up-it në Stamboll në vitin 2019 dhe më pas ka performuar edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara./Dosja.al
deniz goktas turqi recep tayyip erdogan
Bota
28 Shtator 2026, 16:17
E. D
Ministri grek i Energjisë, Stavros Papastavrou dhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle
GREQI- Partitë opozitare t&e...
Bota
28 Shtator 2026, 16:12
G.M
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo ...
Bota
28 Shtator 2026, 15:51
G.M
Pamje nga Kievi
UKRAINA- Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hën&e...
Bota
28 Shtator 2026, 15:43
G.M
Forcat e NATO-s
EVROPA- Bashkimi Evropian po bën një hap drejt forcimit të autonomisë së tij mbrojtëse, pasi miraton pesë...
Bota
28 Shtator 2026, 15:10
G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Se...
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...
Bota
28 Shtator 2026, 14:16
G.M
Vullkani Kilauea
HAWAII- Pamje spektakolare janë regjistruar nga shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hawaii, ku rrjedhat e lavës së ...
Bota
28 Shtator 2026, 14:04
G.M
Policia në RAF Fairford
ANGLI- Pesë shtetas britanikë, të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë baz&eu...
Bota
28 Shtator 2026, 13:56
E.d
Péter Magyar
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka votuar të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit P...
Bota
28 Shtator 2026, 13:43
E.d
Panda
SHBA- Dy panda gjigante zbarkuan në Atlanta, të ngarkuara me detyrën e çiftëzimit për të ndihmuar në siguri...