E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Sociale

Meliá Durrës nga Concord Group, hoteli më i madh në Shqipëri pas vetëm tre vitesh aktivitet

Turizmi po konsolidon gjithnjë e më shumë peshën e tij në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, aktiviteti i akomodimit dhe shërbimit ushqimor përbënte 5.48% të PBB-së në vitin 2025, nga 4.96% një vit më parë dhe më pak se 2% në vitin 2017. Brenda më pak se një dekade, pesha e sektorit është më shumë se dyfishuar dhe vijon të ketë ende hapësirë për zgjerim, nëse marrim parasysh se në Malin e Zi, një tjetër ekonomi e orientuar drejt turizmit, ky aktivitet zë mbi 8% të PBB-së, sipas të dhënave të referuara nga Monitor.

Në këtë treg në zgjerim, Meliá Durrës ka vendosur tashmë një standard të ri për hotelerinë shqiptare. Vetëm tre vjet pas nisjes së aktivitetit të plotë, hoteli në Gjirin e Lalëzit është bërë hoteli me të ardhurat më të larta në vend, duke kaluar për herë të parë pragun e 2 miliardë lekëve dhe duke lënë pas operatorë të tjerë në bregdet apo në rang vendi si “Fafa Group” apo “The Plaza Hotel”. “Management Hospitality Albania”, kompania që ka në menaxhim hotelin, pjesë e investimit të “Concord Group”, në vitin 2025 arriti 2.1 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 26.5% krahasuar me vitin 2024. Ky rezultat vjen pas një rritjeje prej 41.5% në vitin paraardhës, duke e pozicionuar Meliá Durrës si një nga historitë më të shpejta të rritjes në hotelerinë shqiptare.

Reklamë

 Me rreth 475 dhoma, Meliá Durrës është një nga strukturat më të mëdha akomoduese në vend, ndërsa në pikun e sezonit hoteli arrin në rreth 430 të punësuar. Përtej volumit të aktivitetit, këto shifra e bëjnë investimin një faktor të rëndësishëm për punësimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës së Gjirit të Lalëzit. Performanca e hotelit vjen në një moment kur kërkesa turistike në Shqipëri vijon të rritet. Sipas INSTAT, në dhjetor 2025 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 27.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa vizitorët jo-rezidentë u rritën me 47.6%.

Pas vetëm tre vitesh aktivitet, Meliá Durrës ka kaluar kështu në krye të tregut shqiptar të hotelerisë për nga të ardhurat, duke e kthyer investimin në Gjirin e Lalëzit në një prej projekteve më të rëndësishme të zhvillimit të mikpritjes në Shqipëri.

Megjithatë, për “Concord Group” rezultati i vitit 2025 i “Meliá Durrës” shihet si një pikënisje dhe jo si kufi i zgjerimit, i cili tashmë ka nisur me investimin në hotelin “St. George” në Korfuz, aktualisht “Affiliated by Meliá” dhe që brenda verës së vitit 2027 do të jetë pjesë e “Melia Collection”.

Drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se parashikojnë hapje të njëpasnjëshme në vitet e ardhshme, duke zgjeruar praninë e markës “Meliá” në Shqipëri dhe rajon, duke kontribuar kështu në rritjen e ofertës së hotelerisë së nivelit të lartë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.