Pas incidentit në Fairford, pista iraniane shihet si më e mundshmja për pesë të arrestuarit

Policia britanike kundër terrorizmit po merr në pyetje pesë burrat e ndaluar pranë bazës ajrore Fairford, ndërsa po heton arsyet e veprimeve të tyre. Sipas një burimi të njohur me çështjen, i cili foli për Reuters, lidhja me Iranin konsiderohet pista më e mundshme.

Mes hipotezave që po shqyrtojnë hetuesit janë edhe një aksion sabotimi nga Rusia dhe një komplot islamist. Autoritetet në Britani nuk kanë pohuar se ndonjëra prej këtyre pistave është e saktë.

Ministri i Mbrojtjes, Wes Streeting, tha se nuk do të hamendësojë për motivin, për sa kohë hetimet janë në vijim. Sa i përket një banoreje që njoftoi policinë, ai vuri në dukje se ajo kishte parë vetëm një pjesë të ngjarjes. Streeting shtoi se Britania është në dijeni të synimeve të Iranit dhe të grupeve të lidhura me të për të goditur interesat britanike dhe ato të aleatëve të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm, Ed Miliband, e cilësoi ngjarjen një kujtesë për kërcënimet me të cilat përballet Britania, duke shprehur mirënjohje për policinë, shërbimet e sigurisë dhe forcat e armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se të dyshuarit synonin t’i shkaktonin dëme të mëdha bazës dhe se autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë i kishin hetuar. Policia britanike nuk ka sqaruar nëse pesë burrat ishin vënë nën vëzhgim para se të arrestoheshin.

Të dyshuarit u ndaluan në orët e para të së dielës, pas raportimit për tri furgona të bardhë pranë Fairfordit. Një banore tha se kishte vënë re persona të maskuar duke vrapuar nëpër fusha, ndaj telefonoi shërbimet e emergjencës. Pas kontrollit të zonës nga ekspertët e bombave, 85 familje në fshatin Whelford u evakuuan.

Baza ajrore Fairford është përdorur nga avionët amerikanë gjatë operacioneve kundër Iranit. Policia ende nuk ka bërë publike identitetet e të arrestuarve dhe as nuk ka treguar se çfarë dyshohet se po planifikonin pranë bazës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?