POLITIKË /

“Prania besnike”, Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”

Në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike” dhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.

Shkruar nga Versus

“Prania besnike”, Rama mbledh drejtuesit politikë në

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në takimin e përjavshëm të zhvilluar te “Vila e Kuqe”.

Në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike” dhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.

Mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar me detaje për takimet në terren, problematikat e ngritura dhe shqetësimet që qytetarët u kanë përcjellë gjatë bashkëbisedimeve.

Poll