web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria me bilanc pozitiv, një hungarez gjykon ndaj San Marinos

28 Shtator 2026, 17:25, Sport CNA

Shqipëria me bilanc pozitiv, një hungarez gjykon ndaj San Marinos

Shqipëria luan të martën ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë vijnë pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe synojnë një tjetër sukses për t’iu afruar vendit të parë në grup.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “San Marino”, me kapacitet rreth 5000 vende.

Tifozët shqiptarë kanë blerë të gjitha rreth 300 biletat në dispozicion për sektorin e tyre. Shqipëria ka fituar të katër përballjet e mëparshme ndaj San Marinos.

Takimin do ta gjykojë hungarezi Mihali Kaprali, i cili më parë ka arbitruar fitoren 3-1 të Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit në një ndeshje miqësore.

Sfida nis në orën 20:45, ndërsa të shtunën Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Finlandës në orën 15:00.





Lajmet e fundit nga