Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike zhvilloi këtë të hënë, më 28 shtator 2026, shqyrtimin në parim të projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Në kuadër të shqyrtimit të projektligjit u zhvillua edhe një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që lidhen me qeverisjen vendore. Në seancë morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, si dhe një ekspert i qeverisjes vendore. Diskutimet në Komision u përqendruan te projektligji që parashikon ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në vend.