VIDEO/ Ben-Gvir kërcënon të burgosurin palestinez: “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd

Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, publikoi të dielën në mbrëmje një video ku i drejtohet me kërcënime të burgosurit të Hamasit, Hassan Salameh.

Regjistrimi u shpërnda në profilin zyrtar të ministrit në “X”. Në të, Ben-Gvir i flet Salamehut, i cili shfaqet i prangosur dhe i mbajtur në izolim.

Të lidhura

None found

“Kur isha fëmijë, protestova kundër sulmeve terroriste që kreve në autobusin e linjës 18, ku humbën jetën 48 njerëz. Vure në shënjestër fëmijë, gra, burra dhe ushtarë, që janë fëmijët e mi. Në atë kohë dola në protestë, sepse njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po i jap fund atij cikli. Tashmë jam rritur dhe ushtarët që vendosa përballë teje janë ata që veprojnë”, tha ai.

“Kjo, megjithatë, nuk është mbarimi. Dua të të vras dhe të të ekzekutoj. Njeriu që më vrau 48 njerëz — ushtarë, gra, fëmijë dhe të moshuar — duhet të vritet. Pastaj duhet të përfundojë në ferrin që e pret. Po ta them: në ferr. Mendon se do të gjesh virgjëresha atje? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd dhe mirë që e ke një të tillë”, u shpreh ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare.

Salameh është figurë e lartë e Hamasit dhe mbahet në një burg izraelit që nga viti 1996, për rolin e tij në sulmet vdekjeprurëse me bomba në Jeruzalem. Mes tyre ishin edhe shpërthimet ndaj autobusit të linjës 18, të cilat ai kishte ndihmuar t’i organizonte.


Shtuar më 28.09.2026 17:27

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibombahsegel