28 Shtator 2026, 17:20
Nga G.M
Marie-Célestine Carontois
RD KONGO- Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik, ku bëri thirrje për masa parandaluese kundër epidemisë së Ebolës. Ngjarja ndodhi të dielën në Butembo, në provincën e Kivusë së Veriut. Marie-Celestine Carontois, presidenti në detyrë i komitetit ekzekutiv federal të partisë UDPS në Butembo, u sulmua nga banorë të zonës pas daljes së tij në radio.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, sulmuesit i morën sendet personale dhe i vunë flakën banesës, ku pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë pak më vonë. Ende nuk dihet identiteti i autorëve, numri i personave të përfshirë apo motivi i saktë i sulmit. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet dhe mosbesimin e vazhdueshëm të një pjese të popullsisë ndaj ekipeve që po përballen me epideminë e Ebolës.
Vetëm një ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një pikë kontrolli në zonën e Benit, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në vend ka kaluar 8 mijë, ndërsa viktimat kanë arritur në 3,901. Shpërthimi, i shkaktuar nga lloji Budibugyo i virusit, është raportuar si më i madhi dhe më vdekjeprurësi në historinë e Republikës Demokratike të Kongos./Dosja.al
marie-celestine carontois ebola kongo
Bota
28 Shtator 2026, 17:03
G.M
Deniz Goktas
TURQI- Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për &ldqu...
Bota
28 Shtator 2026, 16:17
E. D
Ministri grek i Energjisë, Stavros Papastavrou dhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle
GREQI- Partitë opozitare t&e...
Bota
28 Shtator 2026, 16:12
G.M
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo ...
Bota
28 Shtator 2026, 15:51
G.M
Pamje nga Kievi
UKRAINA- Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hën&e...
Bota
28 Shtator 2026, 15:43
G.M
Forcat e NATO-s
EVROPA- Bashkimi Evropian po bën një hap drejt forcimit të autonomisë së tij mbrojtëse, pasi miraton pesë...
Bota
28 Shtator 2026, 15:10
G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Se...
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...
Bota
28 Shtator 2026, 14:16
G.M
Vullkani Kilauea
HAWAII- Pamje spektakolare janë regjistruar nga shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hawaii, ku rrjedhat e lavës së ...
Bota
28 Shtator 2026, 14:04
G.M
Policia në RAF Fairford
ANGLI- Pesë shtetas britanikë, të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë baz&eu...
Bota
28 Shtator 2026, 13:56
E.d
Péter Magyar
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka votuar të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit P...