AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
3 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
keshilli i sigurise
Nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Foto kortezi: Presidenca.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi të hënën me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas vendosjes në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pas përfundimit të takimit, Presidenca kërkoi që institucionet e sigurisë të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin, duke i bërë jehonë qëndrimit të kryeministrit Edi Rama se përgjegjësia në rastin e goditjes nga SPAK është tërësisht individuale.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas takimit. Në deklaratë bëhet e qartë që Këshilli është një organ thjesht këshillimor.

Përpos Presidentit, një përfaqësuesi të Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesit të SPAK, Klodian Braho dhe kreut të Shtabit të Përgjithshëm, pjesa tjetër e Këshillit të Sigurisë përbëhet nga kryeministri dhe ministra të kabinetit, përfshi edhe kreun e Kuvendit, Niko Peleshi.

Në takimin me dyer të mbyllura nuk pati përfaqësues të opozitës.

Partia Demokratike reagoi ashpër përmes një deklarate, ku e cilësonte Këshillin si një “maskaradë të pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi”. PD ngriti pikëpyetje mbi legjitimitetin e anëtarëve të Këshillit, duke theksuar se shumica e tyre “janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin”.

Ndërsa deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri e ironizoi takimin dhe e akuzoi Këshillin se po përdorej për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme. “Janë mbledhur Rama me ministrat e vet edhe me noterin, Presidentin e Republikës për të gjetur një kleçkë të re për të goditur SPAK-un”, tha Kapri.

Thirrja e Këshillit të Sigurisë vjen pak ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-shefen e SHISH, e cila po hetohet në kuadër të dosjes së njohur si “afera e AKSHI-t”. Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të të dhënave sekrete, në atë që përbën një ndër goditjet më të rënda në sektorin e inteligjencës shtetërore. Qëndrimi i institucionit të Presidencës duket se sinkronizohet me linjën e mbrojtjes politike të zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama, i cili e shkarkoi Hysenin duke u rikthyer tek teza e “përgjegjësisë personale” për të shmangur faturën institucionale.

Etiketa: Bajram BegajEdi RamaKeshilli i Sigurise KombetareSHISHVlora Hyseni
keshilli i sigurise

Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin

17:09 | 28/09/2026
jeff bezos unveils blue origin lunar lander

Iluzioni i bumit të produktivitetit nga IA-ja

14:20 | 28/09/2026
‘Një minë me sahat’: Fundi i palavdishëm i gjigandit shqiptar të hidrokarbureve

Industria nxjerrëse në Shqipëri shënoi tkurrje gjatë vitit 2025

12:57 | 28/09/2026
foto ilustruese nga aksk

Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

07:59 | 28/09/2026
naknaknak brussels 4056171

Evropa duhet të zgjedhë mes fuqisë dhe varësisë

19:00 | 27/09/2026
giorgio cuccia speaks before an arbereshe cultural procession during easter week in piana degli albanesi

Arbëreshët e Siçilisë: një identitet shekullor që po zbehet

07:18 | 27/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.