A është i zhgënjyer nga politika? MC Kresha flet pa dorashka

Politikë

a-212 (1).png

MC Kresha ka ardhur këtë të hënë në ekranin e Vizion Plus, përballë moderatores Fjodora Fjora në “Takohemi n’Vizion”, me një rrëfim ndryshe.

MC Kresha ka folur për politikën, për atë që po ndodh sot në Shqipëri dhe Kosovë.

I pyetur nga moderatorja Fjora nëse është i zhgënjyer nga politika, MC Kresha tha se, pavarësisht çfarë ka ndodhur, duhet të kujtojmë nga ku jemi nisur.

Sipas tij, sot jemi në një moment shumë të mirë, edhe pse ka nevojë për përmirësim.

Fjodora Fjora: Të ka zhgënjyer politika pas pavarësisë së Kosovës?

MC Kresha: Mendoj që gjithmonë ka vend për më mirë. Duke marrë parasysh se ne, që nga viti 1912, kur kemi bërë shkëputjen nga Porta e Lartë, e kemi mbledhur arin në mënyrë solidarizuese që jetonin jashtë trojeve.

 Kjo tregon që, kur je një shtet, po nisem nga Shqipëria, pra me mënyrën që për themelim nuk ka pasur as kushtet elementare.

Besoj se kurrë më mirë s’i kemi pasur punët si popull. A ka vend për përmirësim? Po, gjithmonë, por nuk duhet të jemi pesimistë, duhet të jemi më shumë motivues.

ME TE LEXUARAT