Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri përfshin masivin pyjor në Mat, flakët favorizohen nga era dhe afrohen pranë banesave

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri përfshin masivin pyjor në Mat, flakët favorizohen nga era
Foto nga vendngjarja

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme në territorin e Bashkisë Mat. Dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në një livadh, ndërsa favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt një masivi pyjor me dushqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe pronat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, pritet që Policia të nisë hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese