web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhupa akuzon Ramën: Nuk i shërben dot sigurisë kombëtare, e katandise keq shtetin

28 Shtator 2026, 17:36, Politikë CNA

Zhupa akuzon Ramën: Nuk i shërben dot sigurisë kombëtare, e

Deputetja demokrate Ina Zhupa hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar të paaftë për t’i shërbyer sigurisë kombëtare.

Duek folur sot ndërsa kryesonte Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Zhupa u shpreh se synimi i vetëm i mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare është  të diskutojë sesi do të mbulojë skandalin e radhës, ndërsa problemi janë vetë anëtarët e tij.

“Mblidhen shkaktarët, diskutojnë si ta mbulojnë këtë skandal të radhës. Ata s’mund të jenë zgjidhja kur janë vetë problemi. 90% e tyre kanë vetë dosje në SPAK dhe janë pjesë e rrjetit të kreut të organizatës Rama. Një patetizëm që, nga aeroporti, i trembur nga pyetjet e gazetarëve, bëri monologun: vetëm unë të shpëtoj, pa në djall të gjithë. Mori në mbrojtje Vlorën, se ka hallin e bisedave ku del edhe vetë. Më shumë ishte shqetësuar mos dilnin bisedat, sesa për skandalin. Rama nuk i shërben dot sigurisë kombëtare kur ai vetë e katandisi shtetin në këtë gjendje: radarët që fiken për drogë, radarët që fiken për përgjime, radarët që fiken për vrasje. Një grup i strukturuar që ka zaptuar çdo qelizë të shtetit, me formën dhe vullnetin e Edi Ramës. Ndaj, i vetmi akt real që do të kishte vlerë për sigurinë kombëtare është dorëheqja e tij”,-tha Zhupa./CNA





Lajmet e fundit nga