Fier, zjarr i madh në Kreshpan. rrezikohet edhe masivi pyjor me pisha

Nga Çaku Tafa
28 Shtator 2026, 17:39 | Kronikë

Fier, zjarr i madh në Kreshpan. rrezikohet edhe masivi pyjor me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në Kreshpan të Fierit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinjsh.

Të favorizuara nga era e fortë, ato po rrezikojnë edhe masivin pyjor me pisha pranë zonës, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në vënien e zjarrit nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos