'Gjithçka pjesë e një skeme me bekimin e Ramës', Boçi: Informacioni është pushtet

17:05, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për situatën e krijuar rreth Shërbimit Informativ dhe përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama.

Boçi tha se Rama po përpiqet të shmangë përgjegjësinë politike duke ia atribuar përgjegjësinë personave të emëruar dhe drejtuar prej tij.

Deputeti demokrat tha se ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje e transmetimit të informacioneve, por pjesë e një skeme më të gjerë të kontrollit politik.

Boçi deklaroi se Shërbimi Informativ është kthyer në një instrument për interesa politike dhe se informacioni i ka shërbyer kryeministrit edhe përmes kanaleve alternative, përtej komunikimit institucional.

“Pushteti është informacion në demokraci”, u shpreh Boçi, duke shtuar se situata kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim nga kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Si në të gjitha rastet, e dimë që Rama e heq përgjegjësinë e vet dhe mundohet ta çojë te njerëz të cilët ai vetë i ka komanduar, i ka emëruar, i ka urdhëruar dhe mbi bazën e së cilës marrëveshjen me Ramën ata kanë vepruar dhe që ka sjellë këtë lloj situate sot në Shqipëri, që ka prekur çdo qelizë të shoqërisë, çdo institucion dhe arritur deri tek, kanë thënë, perdja e fundit e sigurisë së një vendi, që është siguria kombëtare, nëpërmjet sigurisë që i takon një institucioni, siç është Shërbimi Informativ.

Që nuk është kaq i thjeshtë për mënyrën si vepron, ekziston sepse fshihet pas tij siguria politike, sociale, ekonomike dhe sot këto siguri, krahas asaj kombëtare, duket që janë të rrëzuara, të rena. Shërbimi informativ është zbuluar që është një branxh i krimit të organizuar, me bekimin e kryeministrit, i cili në këtë lidhje jo rastësore ka realizuar pushtetin e vet, ka kontrolluar, ka kontrolluar votën e tij dhe ky skandal patjetër që do e çonte në një reagim reflektimi të kryeministrit, largimin e tij, dorëheqje nga detyra, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për kalimin e disa informacioneve nëpërmjet Shërbimit Informativ dhe drejtueses së tij nga një grup kriminal në një grup kriminal apo nga një grup ekonomik me interesa të forta ekonomike nga një grup ekonomik.

Gjithçka ka qenë pjesë e një skeme që ka pasur orientimin dhe bekimin e kryeministrit.

Dhe këtu bëhet fjalë për kontrollin politik të situatës në Shqipëri.

Ju kujtohet Edi Rama kur thoshte: “Jam dy-tre hapa para jush”, që bërtiste në Parlament, dhe ai njeri që është dy-tre hapa është njeriu që ka informacionin. Pushteti është informacion në demokraci dhe ky informacion i vinte kryeministrit nga rruga alternative, jo thjeshta nga ai zarfi që dorëzohet çdo mëngjes në mënyrë institucionale nga Shërbimi Informativ në Kryeministri dhe Presidencë, por nga rruga e koordinatorit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco