Rusia sulmon Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, vritet një person
Forcat ruse goditën të hënën Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës në Kiev, ndërsa një valë e re sulmesh në disa pjesë të vendit la të paktën shtatë persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase.
Ministri ukrainas i Arsimit dhe Shkencës, Andrii Butenko, tha se pas sulmit në selinë e Akademisë shpërtheu një zjarr. Sipas tij, disa persona mbetën të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën operacionet për evakuimin e tyre.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës raportoi se një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulm. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan ndërtesën të përfshirë nga flakët dhe tymi, ndërsa zjarrfikësit punonin në vendngjarje.
Butenko akuzoi Rusinë se, duke goditur infrastrukturën arsimore dhe shkencore, synon të dëmtojë funksionimin e institucioneve ukrainase.
Në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmet e së hënës plagosën 19 persona, mes tyre tre fëmijë.
Ndërkohë, në rajonin e Kievit, tre persona, përfshirë një shtetas të Azerbajxhanit, u vranë gjatë sulmeve ajrore gjatë natës dhe tetë të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve lokale.
Në Dniepro, në Ukrainën lindore, një sulm me dron vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë. Sipas shërbimeve të emergjencës, sulmi shkaktoi zjarr në një ndërtesë administrative, ndërsa ekipet e shpëtimit evakuuan persona të bllokuar në katet e sipërme.
Avioni bën ulje emergjente në Portugali, pas një problemi në bord
Sulm ajror në Myanmar, të paktën 33 persona humbën jetën në bombardime
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika
- 17:21 BE miraton pesë projekte të përbashkëta të mbrojtjes për dronë, mbrojtje detare dhe raketore
- 17:18 103 dhe 101 vjeç, motër e vëlla nga Pogradeci mbajnë gjallë kujtimet e një shekulli
- 17:18 Kallas: BE-ja të koordinojë përgjigjen ndaj sulmeve hibride
- 16:59 Thatësira dhe kostot e larta godasin misrin, fermerët e Gjergjanit në Elbasan: Nuk na del as qiraja
- 16:46 Nga bateri të përdorura të makinave elektrike në depo energjie, mundësia e re që po shqyrton Europa
- 16:42 Avioni bën ulje emergjente në Portugali, pas një problemi në bord