Emilija Rexhepi merr pjesë në Tiranë në konferencën për zgjerimin e BE-së

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, së bashku me ambasadorin Skënder Durmishi, po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare që po zhvillohet në Tiranë me temën “Agjenda Strategjike për Zgjerimin e BE-së dhe Anëtarësimi i Shqipërisë”. Në këtë aktivitet janë të pranishëm përfaqësues të parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim, si edhe përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera evropiane.

Të lidhura

None found

Takimi është konceptuar si një forum strategjik për të trajtuar të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, për të shkëmbyer qëndrime mes parlamenteve dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Një tjetër synim i konferencës është nënvizimi i zgjerimit si një faktor i rëndësishëm për transformimin demokratik, stabilitetin dhe unitetin e Evropës.

Axhenda e diskutimeve përfshin tri çështje kryesore: rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian; zgjerimin si një proces të mbështetur te meritat dhe si instrument për forcimin e stabilitetit e sigurisë; si dhe kontributin e parlamenteve në ecurinë e zgjerimit të BE-së.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, prania e nënkryetares Emilija Rexhepi në këtë konferencë krijon mundësi për ndarjen e përvojave parlamentare, avancimin e dialogut ndërparlamentar dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.


Shtuar më 28.09.2026 17:55

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomsekabetcasibombahsegel