TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kreshpanit të Fierit, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte dhe vreshta.
Sipas banorëve të fshatit Kreshpan, flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me pisha, ndërsa më pas janë përhapur në kodrën që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë.
Në këtë zonë ndodhen ullishte, vreshta dhe pisha dhjetëra-vjeçare, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Fier, efektivët e të cilit ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse.
Efektivët po përpiqen të lokalizojnë vatrat e zjarrit duke përdorur pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore, ndërsa puna vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqet me ullinj e vreshta, si dhe drejt masivit pyjor.
Flakët ndodhen larg zonës së banuar, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.