Vazhdojnë protestat! Spanjë, qytetarët kundër kostos së strehimit

28 Shtator 2026 | 17:57

Manifestuesit e vendosur në sheshin qendror të Madridit deklaruan të hënën se do të vazhdojnë presionin ndaj kryeministrit Pedro Sanchez për zbutjen e krizës së strehimit, pas thirrjes së një gruaje 87-vjecare që protesta të vazhdonte.

Demonstruesit kanë ngritur rreth 100 tenda në sheshin Puerta del Sol të kryeqytetit spanjoll, pasi disa dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët ditën e diel për të kërkuar uljen e kostos së strehimit dhe mbrojtjen e qiramarrësve.

Protesta u shkaktua pasi policia dëboi të mërkurën e kaluar një grua 87-vjeçare nga apartamenti i hershëm i saj në Madrid.

“Ju kërkoj të gjithëve të jeni kurajozë, të luftoni  dhe të mbroni atë që ju përket”, u tha më pas gruaja qytetarëve, përmes një videoje të postuar në rrjetin “X” nga Sindikata e Qiramarrësve të kryeqytetit spanjoll.

E shtruar në spital pas dëbimit, ajo u kthye në simbol të protestave kundër rritjes stratosferike të çmimeve të shtëpive në Spanjë.

Kryeministri Sanchez, i kritikuar ashpër edhe nga brenda kampit të tij politik për dështimin në frenimin e rritjes së çmimeve, pritet të paraqesë një draft të ri ditën e martë.

Ai u bëri thirrje partive politike që të mbështesin draftin, që pritet të mbajë nën kontroll masat si ripërtëritjen automatike të kontratave të qirave dhe kufizimin e mëtejshëm të dëbimeve.

Por partia e Sanchez nuk ka mazhorancën në Parlamentin spanjoll, ndaj është e paqartë nëse drafti do të aprovohet, pak kohë pasi një paketë e ngjashme dështoi më herët gjatë vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton pesë projekte të përbashkëta të mbrojtjes për dronë, mbrojtje detare dhe raketore

Këshilli Evropian miratoi të hënën pesë Projektet e para të Mbrojtjes Evropiane me Interes të Përbashkët (EDPCI), me synim forcimin e gatishmërisë mbrojtëse dhe kapaciteteve...
17:21 | 28/09/2026

Kallas: BE-ja të koordinojë përgjigjen ndaj sulmeve hibride

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se protokolli i propozuar i emergjencës për sigurinë duhet të plotësojë mekanizmat...
17:18 | 28/09/2026

Nga bateri të përdorura të makinave elektrike në depo energjie, mundësia e re që po shqyrton Europa

Bateritë e vjetra të makinave elektrike mund të marrin një jetë të dytë, duke u përdorur për ruajtjen e energjisë së prodhuar nga dielli dhe...
16:46 | 28/09/2026