Rritet prodhimi i çimentos, betonit dhe llaçit, bien nafta dhe kromi

28 Shtator 2026 | 18:01

Çimentoja vijon të jetë një nga produktet kryesore të industrisë shqiptare. Në vitin 2025 u prodhuan rreth 1 milion e 993 mijë tonë çimento Portland, me një rritje prej 2.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe prodhimi i betonit të gatshëm u rrit rreth 3.5%, duke arritur ne 1.8 mln tonë.  

Rritje të fortë ka shënuar edhe prodhimi i sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete. Në vitin 2025 u prodhuan rreth 263 miliardë copë, me një rritje prej 8.7%. Edhe industria ushqimore ka pasur rritje. Prodhimi i bukës së freskët arriti në 67 mijë tonë, ose 8.4% më shumë se një vit më parë.

Nga ana tjetër, vlera e shitjeve të naftës bruto ra me 24.3%, ndërsa ajo e xeherorëve dhe koncentrateve të kromit me 23.9%.

Sa i takon shitjeve, rritjen më të lartë e ka regjistruar llaçi i prodhuar në fabrikë, me 19.5%, i ndjekur nga alumini i lidhur i papërpunuar me 15.4%.

Në strukturën e shitjeve industriale, peshën më të madhe e zë prodhimi i produkteve ushqimore, me 16.4%, pasuar nga produktet minerare me 14.4% dhe metalurgjia me 8.4%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit, që po konsolidohet si një rrjet sipërmarrjesh, me ambicie ndërkombëtare, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më...
15:30 | 28/09/2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

Interesi i punonjësve të administratës publike për kreditë e strehimit me 0% interes ka tejkaluar ndjeshëm numrin e kuotave të ofruara. Në përfundim të afatit...
17:05 | 27/09/2026

Kredia rëndon familjet, 1 në 4 huamarrës kalon 30% të të ardhurave

Kredia po rëndon më shumë mbi familjet shqiptare. Edhe pse numri i familjeve me hua ka rënë, 1 në 4 huamarrës shpenzon tashmë mbi 30%...
17:58 | 25/09/2026