Federata Italiane, juristët shtyjnë CONI-n ta vendosë nën administrim: Malagò duhej të ishte i regjistruar
Maestro kundër të pathyeshmëve; Spanjë-Kroaci që është programuar të luhet në 29 shtator në Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillas ka brenda saj edhe sfidën mes Luka Modric dhe të kaluarës së tij.
Në fakt mesfushori kroat kthehet në Spanjë, vendi që për vite të tëra ka qenë shtëpia e tij me fanellën e Realit të Madridit dhe kthehet si protagonist absolut. Në moshën 41 vjeçare, Modric sapo shkroi një faqe tjetër në historinë e kombëtares së tij duke u bërë shënuesi më i vjetër në moshë me fanellën e Kroacisë. Një tjetër rekord për një futbollist që duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe që kthehet në vendin ku u shndërrua në një legjendë të futbollit botëror.
Por në Sanchez Pizjuan do ta presë një Spanjë që nuk njeh humbje. La Roja në fakt vjen pas fitores me përmbysje në Wembley ndaj Anglisë duke e çuar në 39 serinë e ndeshjeve radhazi pa humbje, më e gjata e regjistruar ndonjëherë në historinë e futbollit ndërkombëtar përsa u përket skuadrave përfaqësuese.
Sigurisht me Lamine Yamal, gjithçka duket më e thjeshtë; futbollisti 19 vjeçar i impresionoi të gjithë në Wembley dhe tani premton që edhe ndaj kroatëve të japë spektakël. Pathyeshmërisë së Spanjës, i shtohen edhe titulli i kampiones së Evropës dhe të Botës që tregon për një vazhdimësi të spanjollëve dhe që e bën akoma më tërheqëse sfidën ndaj një Kroacie që dalë ngadalë po kërko të ndërrojë lëkurë por që për momentin drejtohet nga klasi dhe eksperienca e kapitenit të përjetshëm. Kush fiton ‘fluturon’ në krye; një rast ky që asnjë prej skuadrave nuk do të dojë t’iu shpëtojë nga duart. Spektakli është i garantuar
Top Channel